AKSHI, Kume: Kriteret e tenderave ‘qepeshin’ në bazë të fituesit të paracaktuar (VIDEO)

AKSHI, Kume: Kriteret e tenderave ‘qepeshin’ në bazë të fituesit të paracaktuar (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Live se kriteret për tenderat që jepte AKSHI qepeshin për personin X që do e fitonte atë. 

 

Beqiri kishte personat e tij në AKSHI, që shërbenin në KVO dhe tek ata që hartonin kriteret për tenderat specifik. Institucioni kontraktor shpall nevojën për X shërbim. Pastaj bëhet grupi i punës se çfarë duhet dhe pastaj bëhen procedurat për shpalljen e garës që mbledh ofertat. Kur bëhen kriteret, vendoset një kriter që kompania, apo pronari ka nevojë për certifikatë sigurie. Që është personale, apo industriale. Është gjithmonë vështirë ta sigurosh se kalon në 8 institucione. Hyn në lojë DSIK se e lëshon ose e heq certifikatën e sigurisë.

 

Përshtatnin kriteret për personin X që ata mendonin se do merrnin tenderin. Në shumë raste ishte kompania e Beqirit. Sa inxhinierë, apo persona të specializuar kishte për një çështje të caktuar dhe në bazë të kësaj i vendoste kriteret. Kjo bënte paracaktimin e fituesit. Geron Meçe është aktor i vjetër në këtë sektor. E kishin të vështirë për të përjashtuar me kriteret teknike, me kriteret standarde. Prandaj ai ankimonte çdo proces. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy