Pranga autorit të vrasjes në Shkodër (VIDEO) 

Pranga autorit të vrasjes në Shkodër (VIDEO) 

Arrestohet njëri prej autorëve të vrasjes së 46-vjeçarit R.H., ngjarje e ndodhur dje në Mushan të Shkodrës. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar autorët, duke vënë në pranga njërin prej tyre si edhe dy të tjerë për moskallëzim krimi.

Pas kontrolleve të kryera nga strukturat e DVP Shkodër, FNSH Shkodër e Forcat Speciale Renea, gjatë orëve të mbrëmjes ëshë vënë në pranga Milkjor Gjoka, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dajç.

Në kërkim janë shpallur dy vëllezërit Hydajet Mehmedaj 33, vjeç dhe Duel Mehmedaj, 31 vjeç, banues në Mushan, Shkodër.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan, Shkodër, kanë varë me armë zjarri në mjetin e tij, shtetasin R. H., 46 vjeç, pas një konflikti të ndodhur midis palëve disa orë para ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, dy krehëra me fishekë pistolete, gëzhoja të armës automatike, automjetin e viktimës dhe prova të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

Ndërkohë, për “moskallëzim krimi" janë vënë në pranga shtetasve B. M., 49 vjeç, banues në fshatin Mushan, Dajç, Shkodër dhe M. G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Suka-Dajç, Shkodër, të cilët kanë qenë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente për krimin e ndodhur.

Ngjarja 

Ridvan Hyseni (Ramazani) është qëlluar me breshëri kallashnikovi, teksa udhëtonte me makinën e tij tip “BMW X5”, në zonën e Mushanit. Autorët kanë qëlluar ndaj 46-vjeçarit pranë një karburanti në këtë zonë, ndërsa lëvizjet e banorëve në fshatin Mushan janë fare të pakta.

Nga breshëria e plumbave, xhamat e makinës janë thyer të gjithë, ndërsa burimet thonë se Ridvan Hyseni ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ridvan Hyseni njihej si i forti i fisit Ramazani, familja e të cilit ka qenë në konflikt me familjen e Edmir Koçisë. Ky i fundit është ekzekutuar më 28 nëntor të vitit 2012 në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Tepe”, një datë e njëjtë me ditën kur është vrarë dhe Ridvan Ramazani.

Ramazani njihej si një person me precedentë penalë në Shkodër dhe me probleme me grupet e tjera kriminale në zonë. Kujtojmë që vitin 2008, është ekzekutuar edhe xhaxhai i 46-vjeçarit, Enver Hyseni (Ramazani).  Ky i fundit asokohe 50 vjeç, baba i tre fëmijëve u vra teksa po drejtonte mjetin”Benz” ML në aksin rrugor Dajç-Darragjat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy