Shqiptari për nuse në Marok, pastaj e shfrytëzoi si prostitutë në Itali

Shqiptari për nuse në Marok, pastaj e shfrytëzoi si prostitutë në Itali

Një 40-vjeçar shqiptar u dënua paraditen e sotme me 4 vjet burg nga Gjykata e Teramos në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Mediat italiane shkruajnë se historia për të cilën akuzohet shqiptari daton në vitin 2012, kur një vajzë marokene 24 vjeçare kishte mbërritur në Itali së bashku me bashkëshortin shqiptar (40 vjeçari tashmë i dënuar).

Në Marok para celebrimit të martesës, shqiptari i ishte prezantuar të resë marokene si sipërmarrës.

Por gjithçka e premtuar do të merrte kthesë sapo ajo do të mbërrinte në aeroportin e Italisë, ku i priste dhe një bashkëatdhetar i burrit shqiptar.

40-vjeçari shqiptar e kishte sjellë “gruan” marokene në Martinsicuro, ku i kishte dorëzuar një celular dhe çelësat e një apartamenti, duke e paralajmëruar se do të prostituonte derisa të siguronte 10.000 euro.

Por 24-vjeçarja marokene ia doli të arratisej duke u strehuar në një qendër për mbrojtjen e viktimave të prostitucionit, ku më pas kishte vendosur të denonconte të dy shqiptarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy