Franca ka pasur sot një rekord të ri vdekjesh në një ditë të vetme. Numri i tyre ka qenë 762 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar kështu, numrin e të vdekurve nga koronavirusi nga data 1 mars e deri më tani në 15 729, prej të cilave 10 129 në spitale. Lajmin e dha Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Jerome Salomon.
Për ditën e 6-të radhazi, ekuilibri midis pacientëve të rinj në kujdesin intensiv dhe atyre që u larguan nga reparti regjistroi një rënie të përgjithshme. Aktualisht gjenden 6 730 pacientë në kujdesin intensiv.



