
Gazetarja Ola Xama e ftuar në emisionin "Te Paekspozuarit" në MCN tregoi me detaje praktikën e bankave lidhur me sigurimet që ofrohen për klientët e kredive, duke vënë theksin në rolin abuziv që bankat luajnë në këtë treg.
Ajo theksoi se klientët e bankave janë të detyruar të marrin sigurime për jetën dhe pasuritë e tyre, por bankat kanë përfituar një pjesë të konsiderueshme nga këto transaksione. Xama e komentoi se bankat arkëtojnë çdo vit deri në 16 milionë euro nga sigurimi i jetës, ku fitimet e tyre arrijnë në 4 milionë euro, shifër që mund të kishte përfunduar në duar të qytetarëve shqiptarë.

Sipas saj, kjo është një formë e fshehtë e abuzimit që përfshin klientët dhe ndihmon në thellimin e krizës ekonomike të familjeve.
Xama theksoi se këto praktika jo vetëm që rëndojnë më tej ekonominë e qytetarëve, por ato gjithashtu krijojnë një lidhje të padrejtë mes bankave dhe kompanive të sigurimit, duke favorizuar interesat e atyre që janë të lidhur me këto institucione.
“Autoriteti i konkurrencës për të nisur këtë hetim të thelluar në tregun bankar, i cili ka vite që abuzon me pozitën që ka me klientët, të cilët kanë marrë një kredi, nuk e ka nisur për shkak të interesit të qytetarëve, por e ka nisur për shkak të interesit të një kompanie.
Tani, çfarë bëjnë bankat lidhur me trajtimin e klientit me policat e sigurimit?
Çdokush që shkon dhe merr një kredi është i detyruar që të presë siguracionin e jetës dhe siguracionin e pronës. Në momentin që nuk merr kredi konsumatore, po merr një kredi hipotekore, ku dhe lihet kolateral, siç është kredia për shtëpi apo kredia për biznes është i detyruar që një herë në vit të presë policën e sigurimit.
Në momentin që vjen data për të prerë policën e sigurimit, banka e pret vetë këtë policë sigurimi dhe i ofron klientit dhe i thotë, kjo është fatura që ju duhet të paguani. Disa mijë banka në këtë rast, mua më ka ndodhur personalisht.
Më ka ndodhur personalisht, por duke qënë se unë e di, unë i kam thënë bankës që unë nuk e paguaj këtë policë sigurimi, por unë do të sjell policën e sigurimit të prerë vetë te një listë kompanish që ju ma vini në dispozicion, të cilat keni besim, edhe kjo është një tjetër çështje që duhet trajtuar sepse risku nëse vdes unë, larg qoftë, dhe nuk e paguaj unë kredinë shtëpinë time nuk e trashëgon trashëgimtari im dhe e kam unë riskun, kështu që unë duhet ta zgjedh kompaninë, nuk duhet të ma zgjedh banka.
Banka mbanë njëzet e pesë për qind dhe siguracioni i jetës varet në bazë të moshës, po një mesatar mund të jetë në nivelin 150% deri në 100 euro për një person.
Tani, i gjithë tregu që arkëton banka përmes sigurimit është gjashtëmbëdhjetë milionë euro në vit.
Për llogaritjet 60 milionë euro në vit merren klientëve të bankave nga siguracioni i jetës.
Nga këto bankat si broker sigurimi mbajnë njëzet e pesë për qind, pra 4 milionë euro janë fitimi i bankave. Këto 4 milionë euro duhet të ishin te qytetarët.
Mbase mund të duket një shifër e vogël nëse thua nëse janë 100 mijë klientë me euro. Jo, ajo është e vogël.
30 euro është e vogël për ata që e kanë po 30 euro te nafta, 30 euro te siguracioni, kaq te taksat, kaq te fatura e ujit, kaq te kjo, kaq te ajo dhe të del një pension, të del një pagë për një familje. Kështu vidhen shqiptarët.
Çështja është që banka nuk e tregon këtë gjë te klienti, që ju duhet që ta paguani e ta prisni policën e sigurimit dhe të ma jepni mua po një treg akoma dhe më i madh është siguracioni i pronës dhe me çmimet e pronave që kanë shkuar sot, një siguracion pronë shkon 150 deri në 200 euro. Edhe këtu fiton njëzet e pesë për qind banka si agjent dhe broker sigurimi, ndaj unë kam një pyetje edhe për institucionet.
Si ka mundësi që nuk shikojnë abuzimin me pozitën dominuese dhe marrëdhëniet tregtare që banka ka me klientin, por vetëm me shoqëritë e sigurimit dhe autoriteti i konkurrencës ka një rol shumë të madh në luftën e monopoleve, oligopoleve, qoftë edhe kontratave.
Konçesionare, autoriteti i konkurrencës duhet të pyetet përpara se të jepet një kontratë konçesionare nëse prish rregullat e treta.”



