Japonia thyen rekordin botëror për shpejtësinë më të madhe të internetit, rreth 7.6 milionë herë më shpejt se sa interneti që mund të kemi në shtëpi.
Inxhinierët japonezë kanë vendosur një rekord të ri botëror për shpejtësinë më të madhe të internetit, i cili është aq i shpejtë sa do të mund të shkarkoni gati 80.000 filma në vetëm një sekondë.
Shpejtësia e internetit zakonisht matet nga sa të dhëna mund të transmetohen ndërmjet dy pajisjeve në një sekondë.
Rekordi i ri është 319 terrabit për sekondë. Ky është dyfishi i rekordit të mëparshëm botëror për shpejtësinë më të madhe të internetit dhe rreth 7.6 milionë herë më shpejt se shpejtësia mesatare e internetit në një shtëpi në SHBA, 42 megabit për sekondë.



