Aksidentet, Rrugorja u tërheq vëmendjen drejtueseve femra

Aksidentet, Rrugorja u tërheq vëmendjen drejtueseve femra

Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola, në një deklaratë për mediat pasditen e sotme, u tërhoqi vëmendjen në mënyrë të veçantë drejtueseve femra të mjeteve në lidhje me kujdesin në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Në emër të Policisë Rrugore, Tola kërkoi që të rritet kujdesi nga kjo kategori drejtuesish mjeti gjatë drejtimit të mjetit, për të evituar shkeljet dhe për të parandaluar në maksimum aksidentet me pasojë jetën e tyre dhe të shtetasve të tjerë.

“Drejtimi i mjeteve nga “kjo kategori drejtuesish” me këpucë të përshtashme, mospërdorimi mundësisht edhe i duhanit gjatë drejtimit të mjeteve, mosmbajtja e kafshëve shtëpiake në kabinat e autoveturave të tyre pa i siguruar, do të lehtësonin manovrueshmërinë më të mirë gjatë drejtimit të mjeteve dhe do të evitonin përfshirjen në aksidente”, tha ai.

Nisur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në afërsi të Urës së Kamzës dy ditë më parë, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy persona të tjerë, Tola tha se gjatë muajit korrik dhe gusht ka një numër “të evidentuar” drejtuesesh mjeti femra, që janë përfshirë në aksidente rrugore më pasojë. Sipas tij, vetëm javën e fundit janë ndaluar 8 drejtuese mjeti të konstatuara në gjendje të dehur, për të cilat ka filluar ndjekja penale.

Në aksidentin e dy ditëve në Kodër Kamëz u përfshi 38-vjeçarja Rozina Koleci. Ajo humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë përplasi një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë: nënën me dy vajzat e saj. Si pasojë e goditjes, çiklisti dhe njëra prej vajzave të mitura humbën jetën.

Shkaqet kryesore të aksidenteve të ditëve të fundit

Tejkalimi i normave të shpejtësisë së mjeteve brenda qendrave të banuara është një nga shkaqet kryesore të humbjes së kontrollit të mjetit dhe premisë për tu përfshirë në aksidente rrugore;

Përdorimi i aparateve celularë gjatë drejtimit të mjeteve, është një nga shkaqet kryesore të tërheqjes së vëmendjes nga drejtimi i mjetit, që shpie pastaj humbjen e kontrollit të tij;

Qarkullimi i biçikletave duhet të bëhet në kujdesin më të madh. U kujtojmë drejtuesve të mjeteve, se drejtuesit e biçikletave dhe të çiklomotorëve nuk janë të mbrojtur nga “karkasa” metalike, sikundër mjetet, mjafton një pakujdesi e dyanëshme dhe pasojat mund të jenë të rënda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy