Ndoshta ideja ka qenë që veshjet të mos u marrin vëmendjen flokëve, por te këto të fundit gjatë gjithë sfilatës nuk e kishte mendjen askush.
Prodhuesja franceze e parukeve, Charlie Le Mindu, ka vendosur t’i nxjerrë modelet nudo në sfilatë.
Vetëm me çizme, kapele dhe një çantë në dorë, modelet sfiluan në pasarelë, duke bërë që të gjithë të nxirrnin smartfonët për t’i ndarë fotot me miqtë jashtë sallës.
Sfilata ishte pjesë e London Fashion Week.



