A duhet të mbyllet Tik Tok në Shqipëri?/ Harito: Nuk është zgjidhje, të thellohen në shkolla orët e edukimit për rrjete sociale (VIDEO)

A duhet të mbyllet Tik Tok në Shqipëri?/ Harito: Nuk është zgjidhje, të thellohen në shkolla orët e edukimit për rrjete sociale (VIDEO)

A duhet të mbyllet Tik ToK në Shqipëri dhe a e zgjidh problematikën e krijuar me dhunën e fëmijëve mbyllja? Kjo është pyetja që sot të gjithë mundohen ti japin përgjigje dhe ide për ta bërë këtë çështje të zgjidhshme.

Ish-ministrja e Inovacionit dhe Teknologjinë, Mirela Harito, në një komunikim për ‘MCN live”, thotë se për momentin mbyllja nuk është zgjidhje efektive, për faktin se duhet zgjerim i edukimit për të gjithë lidhur me përdorimin e rrjeteve sociale.

Dua të insistoja në faktin se nuk mund të mbyllet Tik Tik, nuk më duket se është zgjidhje tani, mund të mbyllet sepse personalisht nuk kam problem te mbyllet. Por, më duket se nuk është vetëm kjo çështja.  

Çështja e parë është zgjerimi i edukimit të thelluar, është një problem gjigand, nuk kemi pasur ndonjëherë në historinë e njerëzimit këtë lloj shpërndarje të informacionit, këtë lloj prodhimi të informacionit, nga kushdo.

Për znj. Harito, përpara mbylljes është më i domosdoshëm, që të futet në kurikulat e Ministrisë së Arsimit, orë edukative për rrjetet sociale.

Problemi është shumë më i madh se aq  dhe do na duhet që të ketë çdo jave orë edukimi për informacionin në shkolla.  

Është e tmerrshme se si një video të mëson se si të bësh të këqijat e mundshme dhe gjendet menjëherë me një klik, pra, të edukosh rininë që kjo gjë nuk është mbi mënyrën se si duhet ta trajtohet informacioni, me duket  shumë esenciale për kurikulat e Ministrisë së Arsimit. Ndoshta edhe shumë më tepër se sa disa lëndë që janë sot të tejkaluara që mund ti kenë edhe si informaicon në rrjete sociale.

Mënyra se si duhet trajtuar informacioni është diçka që duhet trajtuar me shumë seriozitet dhe me shumë këmbëngulë dhe duhet ndryshuar mënyra se si mësohet kjo gjë ne shkolla.

Nuk duhet anashkaluar edhe përgjegjësi e prindërve dhe e dimë se është zgjidhje tu lesh një tabletë në dorë, kështu që nuk duhet evituar përgjegjësinë e prindërve.

Dhe pastaj kemi modelin e dhunës verbale që është një probleme sheqerore që mund të jetë kudo dhe në Shqipëri, se çfarë shoqëria kërkon si model të ndërtuar për të gjithë është një çështje që duhet angazhuar të gjithë si shoqëri dhe institucione.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy