Sherri: MCA më bllokoi të ardhurat pa vendim gjykate, më mbajtën paratë dhe nuk më zeruan detyrimin

Sherri: MCA më bllokoi të ardhurat pa vendim gjykate, më mbajtën paratë dhe nuk më zeruan detyrimin

Në studion e lajmeve të MCN TV, një qytetar tregoi kalvarin e tij me shlyerjen e një kredie të marrë në një nga bankat e nivelit të dytë, që më pas i ka kaluar përmbarimit.

Gjergj Sherri tha se kompania MCA ka lëshuar urdhër bllokimi mbi llogaritë e të shoqes, në mungesë të një vendimi gjykate. Për pasojë, të ardhurat mujore janë mbajtur rregullisht, ndërsa detyrimi ndaj shoqërisë përmbarimore nuk është reduktuar.

 

Drupal Ad

 

Kam marrë një kredi prej 10 milionë lekë të vjetra. Gjatë kohës që kishim kredinë te Reifessen, i kanë bllokuar bashkëshortes të gjithë pagën në bankë.

Unë mendova se e kisha likuiduar kredinë. Atëherë kur mendova se e kisha mbyllur, më vjen njoftimi për mbi 30 milionë lekë borxh. Në Reifeissen nuk më jepnin shpjegim sepse e kishin shitur kredinë te MCA.

Gruas i janë mbajtur paratë në bankë, por kredia nuk është shlyer. Ku kanë shkuar lekët?

Nuk arrij të kuptoj mbi çfarë baze ligjore është lëshuar një urdhër sekuestro nga vetë përmbaruesi që ka dalë mbi gjykatën. Si dolën ata mbi gjykatën? Si mund të ndodhë njësoj sikur të ishim në vitet ’30? Rasti është ende në apel.  

Në gjyqe kam pasur kosto. Jam marrë me avokatë e kam humbur kohën e punës. Kostoja ka qenë e madhe. Do të kërkoj dëmshpërblim dëmi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy