Fotoja me McGonigal/ Zyrtari i PD sqaron: Më ftoi Duçka për një gotë, ishte tërësisht rastësore (VIDEO)

Fotoja me McGonigal/ Zyrtari i PD sqaron: Më ftoi Duçka për një gotë, ishte tërësisht rastësore (VIDEO)

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Enri Çeno, sqaroi në MCN Live foton e tij me ish-zyrtarin e FBI McGonigal, i cili është nën akuzë në SHBA. Çeno tha se fotoja i takon 5 viteve më parë dhe ishte tërësisht rastësore, pasi ndodhej në ditëlindjen e ish-partneres. Çeno tha se ishte ftuar në tavolinë nga Duçka për një gotë, por nuk ka pasur asnjë takim tjetër me McGonigal.

Qarqe mediatike, zgjatime propagandistike të qeverisë, të pasuruara nga inceneratorët dhe vjedhja e pronave publike, nuk ndjekin misionin e gazetarisë, por me lëshimin e një fotoje që është plotësisht naive kërkojnë relativizmin e këtij skandali me përmasa globale. Kur u publikua fotoja nga zyra e Kryeministrisë, mu desh t'i rikthehesha reminishencës së kujtimeve të mia. Bëhet fjalë për 16 nëntorit e 5 viteve më parë, kur unë dhe ish-partnerja ime po festonin ditëlindjen e saj. Ishim në privatësi totale. Në një tavolinë ngjitur po darkonin edhe disa miq, njëri prej tyre i njohuri im prej më shumë se 10 vitesh, bëhet fjalë për Dorian Duçkën.

Duçka pasi mësoi se Fjoralba kishte ditëlindjen na ftoi për një gotë. Kam qëndruar 50-55 minuta. Në momentin që tavolinës i është bashkëngjitur Gjiknuri jam larguar nga tavolina. Unë dhe ish-partnerja ime Fjoralba ka qenë hera e parë dhe e fundit që jemi takuar me McGonigal. Jam i njohuri i Duçkës. Rastësia ishte që kishim një festë dhe u gjendëm në të njëjtin ambient. Ndodh shpesh në Tiranë, Tirana është e vogël. Pesë vite më parë kam qenë anëtar Kryesie i PD. Sa herë që takohemi me të huaj nuk u kërkojmë CV-të. As e kam pyetur për profesionin. As kam tentuar të takohem me të sërish. Bëhet fjalë për 16 nëntorit e 2017-ës”.

I pyetur mbi firmosjen e një kontrate lobimi, Çeno tha:

Është e vërtetë, është një kontratë plotësisht minimaliste, mund të ketë qenë 7-8 mijë dollarë”.

Duke folur për takimin me McGonigal, Çeno shtoi:

Është një kontratë për aktivitetin tim në sipërmarrje. Ju po supozoni që unë si anëtar dhe zyrtar i lartë i PD kam pasur marrëdhënie me McGonigal për të shkatërruar partinë time?! Kjo është non sens. Si i bie, nëse unë bëj një foto me një kryeministër të një vendi dhe nëse ai del i korruptuar pas 10 vitesh, kjo më bën mua fajtor?! Ajo foto është fare rastësore. Unë s’e kam ditur aktivitetin e tij dhe interesat me McGonigal. Thjesht u prezantua që ishte një agjent i FBI dhe jo pozicioni i tij dhe mbaroi aty. Po të shikosh në foto unë jam në terezinë time, s’jam ngjitur me personin në fjalë. Mu desh që të rilidhesha me ish-partneren time, a e ke këtë foto, dhe ajo s’e kishte. Mediat që e publikuan foton, nuk e kanë marrë mundimin që të përkthejnë 36 pikat e Grand Jurisë.

Im at ka qenë drejtues gjykate, i është nënshtruar Vetingut. Po të kisha lidhje me McGonigal a nuk do kisha influencuar unë, s’ka ndodhur kjo. Ajo ka qenë një natë tërësisht private, intime. Kanë qenë mbi 10 veta në tavolinë, ka pasur edhe të huaj aty. Nuk ka pasur komunikim as para as pas, dhe mbaj përgjegjësi për fjalët e mia, politike, morale. Zotëria në fjalë me sa duket kishte ardhur shpesh në Tiranë.

Në dijeninë time s’ka takuar zyrtarë të tjerë të PD. Në Kongresin Amerikan është aprovuar krijimi i një Komisioni Hetimor për përdorimin politik të FBI, do drejtohet nga zyrtarë republikanë. Besoj që kjo do jetë ‘patatja e nxehtë’ që do diskutohet atje. Këtu ka zyrtarë shqiptarë që kanë korruptuar nivelet më të larta të inteligjencës amerikane.

Është minuar demokracia e një vendi anëtar të NATO-s. Politika na ndau me Duçkën, përshëndetemi, por s’kemi pasur më komunikim. Nuk do jemi më në të njëjtën lupë siç na kanë parë amerikanët, si bashkëpunëtorë. Fakti që emri i kryeministrit është përmendur 14 herë na bën me turp të gjithë shqiptarët. Më e mira do ishte që të hapte krahun derisa kjo çështje të zgjidhet. Sepse kjo çështje do zgjidhet sepse s’po hetohet nga SPAK-u i partisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy