SHBA njofton ndihmë ushtarake mbi 2 miliardë dollarë për Ukrainën
Uashingtoni njoftoi sot për një pako të ndihmës ushtarake prej 2.1 miliardë dollarë për Ukrainën.
Pakoja e ndihmës vjen në një moment kur Kievi ka nisur kundër ofensivën për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia.
Pjesë e pakos janë raketat për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, predha artilerie, dronë dhe sisteme raketash të drejtuara me laser.
Në një deklaratë të Pentagonit thuhet: Armatimi i ri ilustron angazhimin e vazhdueshëm ndaj aftësive kyçe afatshkurtra të Ukrainës, si dhe aftësive të përhershme të forcave të armatosura ukrainase për të mbrojtur territorin e tyre dhe për të penguar agresionin rus në afat të gjatë”.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.