Shkolla të reja profesionale, Sula: Shqetësim mungesa e nxënësve, arsimi kontrollohet nga politika (VIDEO)

Shkolla të reja profesionale, Sula: Shqetësim mungesa e nxënësve, arsimi kontrollohet nga politika (VIDEO)

Lili Sula, drejtuese e departamentit të arsimit në PD në MCN Live ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama për shtimin e shkollave të reja për arsimin profesional të cilin e ka cilësuar si një paradë boshe.

Ajo tha se mbështetja e qeverisë për arsimin është 23% e prodhimit të brendshëm bruto. Sipas saj sot kemi rreth 7 mijë nxënës më pak në arsimin profesional, ndërsa theksoi se arsimi kontrollohet nga politika.

Ndjej keqardhje dhe pikëllim për këtë paradë që bëri Rama ku me një referencë boshe. Kjo qeveri ka ardhur në 2013 me një tiketë të fortë për mbështetjen e arsimit profesional dhe kjo s’ka si të ndodhte ndryshe që arsimi profesional të ishte në këtë derexhe sepse s’ka arsimi mbështetje nga qeveria e cila është 23% e prodhimit të brendshëm bruto.

Nuk mund të dalësh sot dhe të thuash që do investojmë në shkolla kur ti se ke këtë buxhet. Mund të vërejmë se rënia e shkollave të arsimit profesional është e thellë nga 60 ka shkuar në 29. Pra ashtu si ka rënë numri i nxënësve në të gjithë Shqipërinë, ka rënë dhe numri i shkollave profesionale.

Më tej ajo shtoi se ne sot kemi rreth 7 mijë nxënës më pak në arsimin profesional, që do të thotë para se të shohim për shkolla profesionale në fillim duhet të shohim për nxënësit.

Sot kemi rrudhje të madhe të shkollave profesionale, nga ana tjetër është logjike të thuhet se arsimi sot kontrollohet politikisht dhe janë partitë shtetarë që e bëjnë këtë.

Arsimi ynë profesional ka probleme pa fund me mungesën e laboratorëve të cilat janë të detyrueshëm në kurrikulat për ata që do marrin diploma në këto shkolla. E shoh boshe retorikën e kryeministrit dhe kushdo që është profesionist e kupton këtë.

Strategjia e tyre është të flasim sa më bukur, por në këtë konferencë pamë me dhimbje që se morën fjalën profesionistët, por u fol në sloganët që Rama këtë e bën mirë, krijon imazhin politik që po punohet por e vërteta është tjetër gjë.

Strategjia e tyre është të flasim sa më bukur, por në këtë konferencë pamë me dhimbje që se morën fjalën profesionistët, por u fol në sloganet që Rama këtë e bën mirë, krijon imazhin politik që po punohet por e vërteta është tjetër gjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy