Dumani: Në janar do të prezantojmë strategjinë për hetimin e krimeve zgjedhore. Nuk ka të dhëna që operacioni i SPAK është dekonspiruar

Dumani: Në janar do të prezantojmë strategjinë për hetimin e krimeve zgjedhore. Nuk ka të dhëna që operacioni i SPAK është dekonspiruar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani bëri me dije se në janar të vitit të ardhshëm, institucioni do të zbulojë strategjinë për hetimin e krimeve zgjedhore.

Unë me stafin kemi filluar përgatitjet dhe në janar do të bëjmë prezent edhe strategjinë që do të ndërtojmë për hetimin e veprave penale për zgjedhjet. Kemi filluar që tani që të punojmë. Gjatë 2023 ka numër në rritje, është trefishuar numri i hetimeve për krimet zgjedhore.

Dumani tha nisur nga ngarkesa, SPAK-ut i nevojiten shumë prokurorë të tjerë për shkak të ngarkesës së madhe .  

Dëshirë do kishim dhe 200 të tjerë, nisur nga ngarkesa. Drejtoresha dhe unë po punojmë për të qenë të arsyeshëm pse kemi nevojë për rritjen e numrin të hetuesve.

I pyetur për operacionin e fundit të SPAK, Dumani tha se nuk ka të dhënë që është dekonspiruar.

Nuk kam asnjë të dhënë apo indicie që operacioni është dekonspiruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy