Biden: Kandidoj përsëri sepse Trump do të shkatërrojë demokracinë

Biden: Kandidoj përsëri sepse Trump do të shkatërrojë demokracinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka pranuar se i kupton shqetësimet për moshën e tij, por nuk dorëzohet në synimin e tij për të kandiduar sërish për të mbrojtur demokracinë amerikane të cilën Donald Trump do ta “shkatërrojë”.

“Shumë njerëz duket se fokusohen në moshën time”, tha Presidenti 80-vjeçar i SHBA në një event për mbledhjen e fondeve në New York.

Unë po kandidoj sepse demokracia është në rrezik. Sepse në vitin 2024 ne do të votojmë përsëri për të ardhmen e demokracisë.

Më lejoni të jem i qartë, Donald Trump dhe mbështetësit e tij republikanë janë të vendosur të shkatërrojnë demokracinë amerikane.

Fushata e Presidentit amerikan, e cila nxjerr në pah rezultatet e mira ekonomike dhe planet e tij ambicioze për rimëkëmbjen industriale, deri më tani nuk ka arritur t’i largojë në plan të dytë shqetësimet për moshën dhe nivelin e energjisë së demokratit.

Sipas sondazheve, shumica dërrmuese e votuesve e konsiderojnë Biden shumë të vjetër për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy