Ministrja e Drejtësisë serbe: Kroacia do të ekstradojë Ismail Morinën

Ministrja e Drejtësisë serbe: Kroacia do të ekstradojë Ismail Morinën

Pasi gjykatat i thanë “PO” ekstradimi ose jo i Ismail Morinës tashmë është në dorë të Ministrisë së Drejtësisë kroate.

Sot në Tiranë presidenti Iliri Meta thiri në një takim ambasadoren për të shprehur shqetësimin se  Ismail Morina  nuk është i sigurt në Serbi.

Ndërkohë në Beograd ministrja e Drejtësisë deklaron se Ballisti do të ketë një proces gjyqësor të drejtë dhe ligjor.

“Gjykatat serbe mund të sigurojnë një proces gjyqësor të drejtë dhe të ndershëm” tha ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburovic, citon Tanjug, raporton Ora News. 

“Sa i takon çështjes, duhet të presim vendimin e ministrit të Drejtësisë në Kroaci, por unë besoj se kolegu im do të veprojnë në përputhje me vendimin përfundimtar të gjykatës dhe se Morina do të ekstradohet në Serbi me qëllim që të gjykohet në një proces gjyqësor të hapur në Gjykatën e Lartë në Beograd” tha ministrja serbe citon Tanjug.

Ismail Morina akuzohet për nxitje të urretjes etnike dhe rracore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy