
<p>Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, thotë se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e perandorisë së Sorosit. Sipas tij, PD ka fituar një aleat në Shtëpinë e Bardhë , që ka një qajse tjetër edhe ndaj atyre që administrata e kaluar i ka shpallur non grata.</p> <blockquote> <p><em>Kam pasur ftesë për ceremoninë e inaugurimit. Mbi 99% e pjesëmarrësve u anulua për shkak të motit të keq. U mbajt një ceremoni me pak të ftuar. Në mbrëmjen e asaj dite kam qenë në një nga tre aktivitetet festive për Trump. Pata mundësinë të takoj miq e partnerë të PD në Partinë Republikane në SHBA. Këtu nis e mbaron historia. </em></p> <p><em>Fitorja e zotit Trump shënon fundin e një epoke të perandorisë së Xhorxh Sorosit. Nëse ka sot një linjë ideologjike të deklaruar kundër politikave të djathta të presidentit Trump është e majta ekstreme e përfaqësuar nga politikat e Xhorxh Sorosit. Ai ka fondacioni i tij e kanë goditur Trump me gjyqe të montuara politikisht përmes prokurorëve të ndikuar prej tyre. Në Shqipëri, reforma në drejtësi ka rezultuar se personat kyç i ka të paguar nga fondacioni Shoqëria e Hapur. Ky fondacion ka paguar të gjithë drejtuesit e sotëm. </em></p> <p><em>Fiton duke pasur një aleat në shtëpinë e bardhë. Këtë e ka thënë sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Zoti Blinken njihet për lidhjet e tij me Fondacionin Soros. Por tani kemi një sekretar shteti që e sheh non gratën si një mjet për të goditur kundërshtarët politikë. </em></p> </blockquote>



