Kriza politike, Palmer dakordësi me Ramën

Kriza politike, Palmer dakordësi me Ramën

Pas rreth dy orësh në takim me zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit Mathew Palmer, në lidhje me krizën politike në vend, kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë për takimin e Mathew Palmer.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se në fokus të takimit ishte situate politike dhe integrimi i Shqipërisë në BE. 
“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer”-shkruan Rama në Twitter.

Ndërkohë të martën, Palmer pritet ta ketë axhendën më të ngjeshur, ku në mesditë do të takohet me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, që më pas vijon me kreun e opozitës, Lulzim Basha, ndërsa rreth orës 17:30 zyrtari amerikan, Mathew Palmer do të pritet nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Takimet e zv.ndihmës sekretarit amerikan do të përmbyllen me një konferencë shtypi me gazetarë.

Vizita e zyrtarit amerikan në Shqipëri , vjen në një kohë kur opozita ka djegur mandatet dhe pavarësisht protestave  të vazhdueshme, mazhoranca po përgatitet për zgjedhjet lokale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy