Dendias takon Xhaçkën në Bruksel: Diskutuam për çështjen “Beleri”

Dendias takon Xhaçkën në Bruksel: Diskutuam për çështjen “Beleri”

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias bëri me dije përmes një postimi në “Twitter” se është takuar me homologen shqiptare Olta Xhaçka në Bruksel.

Në fokus të diskutimeve ka qenë çështja “Beleri”, kandidati i opozitës që fitoi zgjedhjet në Himarë dhe u arrestua dy ditë para votimeve pas dyshimeve për blerje votash. “Në vijim të takimit të sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel, ministri i Jashtëm Nikos Dendias u takua me homologen e Shqipërisë Olta Xhaçka.  Gjatë diskutimit u ngrit çështja për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himare, Fredi Beleri”, shkruan Dendias në Twitter.

Në një reagim të mëvonshëm ministrja Xhaçka u shpreh:

"Bruksel, takimi me mikun dhe kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ishte një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi çështjen 'Beleri'. Theksova qartazi se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe".

Kujtojmë që sot GJKKO ka vendosur të lërë në arrest me burg Fredi Belerin dhe mikun e tij Pandeli Kokaveshi, të arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy