
Në Greqi, baret dhe restorantet janë rihapur pas një mbyllje gjashtë-mujore për shkak të pandemisë së koronavirusit, raporton e përditshmja greke Kathimerini.
Ata mund t'u shërbejnë klientëve vetëm në ambiente të jashtme, me tavolina të vendosura jo më shumë se gjashtë persona.
Është e detyrueshme që kamarierët të bwjnw testin Covid-19 dhe të mbajnë maskë.
"Ne jemi duke rihapur biznesin e restorantit por virusi është ende këtu. Rreziku nuk ka mbaruar ende", tha Ministri i Zhvillimit Adonis Georgiadis këtë mëngjes.
Sipas rregullave, në çdo tavolinë do të ketë dezinfektantë ndërsa punonjësit do të mbajnë maska.
“Presim shumë njerëz nga ora 09.00. Jemi optimistë për ditët që do të vijnë. Shpresojmë që të vijnë edhe turistë,” tha pronari i një kafeje për mediat.
Sipas asaj që është njoftuar, bizneset që kanë marrë licencë operimi duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
-Ekskluzivisht në ajër të hapur,
-Akomodimi vetëm i klientëve të ulur,
-Mosluajtja e muzikës me zë të lartë



