
Kandidatja për primaret e Partisë Demokratike në Vlorë, Nadia Daullja, thotë se qyteti që ajo aspiron, nuk është bastion i socialistëve, madje e cilëson si terminologji të gabuar.
Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, Daullja derklaroi se Vlora është e vlonjatëve dhe se është mendësi e gabuar etiketimi i saj si bastion i demokratëve.
Lidhur me kandidimin tim për kreun e Bashkisë Vlorë, vjen pasi Vlorës i duhet energjia e një të riu, fryma që ne të rinjtë dimë ta përcjellën.
Teksa përballë saj në primare kandidon deri më tani vetëm Hysni Sharra, Daullja deklaroi se nuk kanë kundërshtarë mes tyre dhe se procesi i primareve është i mirëmenduar, në mënyrë që t’u vihet në dispozicion të simpatizantëve për t’u shprehur lirisht.
Ne jemi kolegë të një partie, jemi brenda një gare për të treguar dinjitetin e përbashkët, për të përçuar frymën e bashkimit.
Ne jemi të dy fitues brenda kësaj gare për të bërë më të mirën për PD. Ne jemi me frymën e bashkimit, PD gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e bashkuar.
Nuk kam pasur interes për të patur dijeni apo kureshtje për të pasur dijeni se çfarë ndodh në tavolinat e Partisë Socialiste.
Shqiptarët nuk mund të fshihen pas gishtit se vendi është bërë i pajetueshëm për shkak të qeverisjes.
Nuk mendoj se PD ka dashur të shohë krizën te kundërshtari si trampolinë fituese.



