Partitë e opozitës kanë zyrtarizuar kërkesën e tyre për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të cilin e akuzojnë për mbrotje ndaj vëllait të dënuar për trafik droge në Itali. Njoftimi u bë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas takimit me aleatët parlamentarë



