Spahiu: Para pushtimit osman, shqiptarët që jetojnë sot në Kosovë ishin të gjithë fise katolike

Spahiu: Para pushtimit osman, shqiptarët që jetojnë sot në Kosovë ishin të gjithë fise katolike

Pushtimi i trevave shqiptare nga Perandoria Osmane shënoi fillimin e një procesi të rëndësishëm në historinë e popullsisë shqiptare, atë të islamizimit.

Por, kur bëhet fjalë për përkatësinë fetare të shqiptarëve të Kosovës para pushtimit osman, profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, i ftuar në emisionin "Arnautistan" të Mustafa Nanos, shprehu mendimin se shqiptarët që sot jetojnë në Kosovë, para ardhjes së osmanëve, ishin të gjithë pjesë e fiseve katolike.

Sa i përket fesë së shqiptarëve të Kosovës, para se të vinin osmanët, ka shumë dilema. Është e vështirë të dallohen se kush ishin osman e kush ishin sllav në Kosovë, dihet që ka pasur prezencë shqiptare, por sa ka qenë ajo përqindje është manipulative, por mund të thuhet ajo që ka thënë historiani britanik Noel Malcolm, që historia e shqiptarëve të Kosovës për një periudhë të caktuar ka qenë një histori shqiptaro-serbe.

Shqiptarët ishin ortodoks, por ajo pjesë e shqiptareve të sotëm që jetojnë aty, janë pjesëtarë të fiseve katolike, Hoti, Gruda, Gashi, Kuqi, Kelmendi, Kastrati, Shoshi, Shala, Berisha, Krasniqi, Thaçi, janë pjese të këtyre fiseve katolike te islamizuara.

Feja e shqiptarëve të Kosovës, sa i takon atyre që janë sot, janë të fiseve katolike të cilat në periudha gjatë sundimit islam janë islamizuar, dhe kanë zënë vend në Kosovë.

Spahiu vë në dukje se historiografia shqiptare shpesh përpiqet të mohojë këtë aspekt, duke argumentuar se nëse pranohet kjo, do të nënkuptonte se shqiptarët janë "ardhacakë" në Kosovë.

Historiografia shqiptare përpiqet ta mohojë këtë sepse thonë nëse përpiqemi ta themi këtë e pranojnë se shqiptarët janë ardhacak në Kosovë, Por, në fakt gjithë historia globale e gjithë globit është e tillë që në rrafshe, siç është Kosovë ka rënë një kolere, një luftë, i ka shuar të gjithë pastaj kanë zbritur nga malet, janë civilizuar, dhe prape i ka marrë lufta, kolera, dhe është përsëritur historia.

Shkodra, Durrësi, në historinë 2 mijë vjeçare, katër herë është zhdukur prapë, nga tërmete e ndryshme, pastaj sëmundje epidemik, nuk kanë ngelur gjallë dhe është krijuar prapë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy