Koreja e Veriut kërcënon sërish SHBA-të: Do të përjetoni dhimbjen më të madhe

Koreja e Veriut kërcënon sërish SHBA-të: Do të përjetoni dhimbjen më të madhe

Koreja Veriore thotë se Shtetet e Bashkuara do të pësojnë “dhimbjen më të madhe” që e kanë pasur ndonjëherë, nëse kanë sukses në përpjekjet për imponim të sanksioneve më të ashpra kundër Phenianit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ministria e jashtme e Koresë Veriore sot ka kumtuar se ky vend “është i gatshëm dhe ka vullnet për ta përdorë çfarëdo forme të mjetit të fundit” kundër Shteteve të Bashkuara dhe se masat do t’i shkaktojnë Amerikës “dhembjen më të madhe dhe vuajtje që asnjëherë nuk i ka përjetuar në historinë e saj”.

Kombet e Bashkuara tashmë e kanë miratuar kërkesën e Uashingtonit që sot të votohet për sanksione të reja kundër Koresë Veriore, për shkak të mosrespektimit të rezolutave të Kombeve të Bashkuara, lidhur me programet e ndaluara atomike dhe të raketave balistike.

Nuk është e qartë nëse Rusia ose Kina, që është aleati kryesor i Koresë Veriore, do t’i mbështesin masat e reja të ashpra kundër Phenianit, pasi Moska dhe Pekini kanë të drejtë të vetos në Këshillin e Sigurimit. / REL / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy