Video/ Ishulli i Sazanit prej 3 ditësh në flakë, vatrat e zjarrit ende aktive

Video/ Ishulli i Sazanit prej 3 ditësh në flakë, vatrat e zjarrit ende aktive

Ishulli i Sazanit po digjet prej tre ditësh. MCN TV ka siguruar pamje nga brenda ishullit, ku vatrat e zjarrit ende janë aktive.

Ndërkohë, duke qenë se dy prej helikopterëve Cougar që kanë kova për të shuar flakët ndodhen për servis jashtë vendit, ndërsa një helikopter i tretë është në procesin e mirëmbajtjes, për shuarjen e zjarrit, forcat zjarrëfikëse po punojnë në terren me mjete primitive.

Ishulli i Sazanit i përfshirë nga flakët ka shkrumbuar bimësi dhe pisha, ndërsa në terren u angazhuan mbi 90 efektivë të ushtrisë dhe forca të Zonave të Mbrojtura, të cilët hasën vështirësi, në fikjen e flakëve, për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendur.

Nga ana tjetër ministria e Mbrojtjes ngriti alarmin se si një ish-repart ushtarak, në ishull rrezik paraqesin dhe municionet e pashpërthyera. Kjo ishte hera e dytë brenda pak ditësh që ishulli i Sazanit u përfshi nga flakët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy