Netanyahu: Të vendosur të fitojmë betejën, armiku do e paguajë shtrenjtë

Netanyahu: Të vendosur të fitojmë betejën, armiku do e paguajë shtrenjtë

Jemi të vendosur të fitojmë betejën, do ta bëjmë armikun të paguajë çmim të lartë për veprimet e tij kriminale.

Do t’i arrijmë objektivat e fitores dhe në qendër të tyre është kthimi në shtëpi i të gjithë pengjeve, por çmimi që po paguajmë është shumë i rëndë.

Kështu tha sot kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë një fjalimit të tij në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit në varrezat ushtarake në malin Herzl.

“Lufta jonë për pavarësi nuk ka përfunduar ende”, tha Netanyahu gjatë fjalimit të tij në Jerusalem, duke shtuar se fushata ushtarake në Gaza është një zgjedhje midis lirisë dhe prosperitetit nga njëra anë dhe dëshpërimit, vrasjes dhe dhunës nga ana tjetër.

Netanyahu u ndërpre gjatë fjalës së tij nga të pranishmit me thirrjet “Më more fëmijët e mi”, familjarë të personave që rezultojnë të humbur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy