Ukraina nis prova raketore në Detin e Zi; Rusia “mobilizohet”

Ukraina nis prova raketore në Detin e Zi; Rusia “mobilizohet”

Ukraina ka nisur provat raketore në Detin e Zi, ndërkohë që Rusia raportohet se i ka vënë në gatishmëri të lartë forcat e saj të mbrojtjes në Gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Volodymyr Kryzhanovsky, tha se provat, të cilat do të zgjasin dy ditë, po zhvillohen së paku 30 kilometra larg hapësirës ajrore të Krimesë.

Ai tha se provat po bëhen në përputhje me ligjin ndërkomëbtar dhe shtoi se ushtria e Ukrainës është e gatshme për “çdo zhvillim”.

Kievi ka thënë se qëllim i ushtrimeve është të forcohen kapacitetet e mbrojtjes.

Gadishulli ukrainas i Krimesë është aneksuar nga Rusia në mars të vitit 2014.

Në shtator, Rusia ka mbajtur stërvitje ushatarke, në shkallë të gjerë, në githë qarkun e saj jugor ushtarak, duke përfshirë për herë të parë edhe Krimenë. / REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy