Vendosja e degës së Ariston nën administrimin e Gazprom, Italia thërret ambasadorin rus

Vendosja e degës së Ariston nën administrimin e Gazprom, Italia thërret ambasadorin rus

Italia thirri të shtunën ambasadorin rus në Romë, pasi Moska njoftoi se po vendoste një filial të firmës italiane të ngrohjes Ariston Thermo Group nën administrimin e përkohshëm të gjigantit shtetëror të energjisë Gazprom.

“Qeveria kërkon sqarime për çështjen e shtetëzimit të Ariston Thermo Group”, shkroi ministri i Jashtëm Antonio Tajani në rrjetin social X.

Kryediplomati italian shtoi se i kërkoi zyrtarit të lartë në zyrën e jashtme të Italisë që të thërriste ambasadorin e Rusisë, duke shtuar se Roma po punonte me Brukselin dhe në bashkëpunim me Gjermaninë, pasi edhe kompania Bosch ishte vënë në shënjestër.

Në një postim tjetër, Tajani tha se kishte folur me drejtuesit kryesorë të Ariston, duke shtuar se Roma qëndron përkrah bizneseve, e gatshme që ti mbrojë në të gjitha tregjet ndërkombëtare.

Vendosja e degës së Ariston nën administrimin e Gazprom, u njoftua të premten, me një dekret të firmosur nga presidenti rus Vladimir Putin.

Që nga pushtimi i Ukrainës, Moska ka marrë degët ruse të një numri kompanish perëndimore, veçanërisht kompaninë franceze të kosit, Danone dhe prodhuesin danez të birrës Carlsberg, nën atë që ajo e quan “kontroll të përkohshëm menaxhimit”.

Moska i mori këto masa si përgjigje ndaj sanksioneve perëndimore ndaj kompanive ruse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy