
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj, kanë vendosur që të bëjnë një tjetër ndryshim në sistemin e taksave. Në një të takim me përfaqësues të biznesit të vogël, është bërë me dije se pragu për ndarjen e biznesit të vogël nga ai i madh do të ndryshojë. Kryeministri ka deklaruar se tavani për xhiron vjetore do të rritet deri në 10 milion lekë, në mënyrë që biznesi mos gënjejë në deklarime dhe të qëndrojë në pagesën e taksës 5%
Ndërkohë ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, bëri të ditur se me udhëzim të kryeministrit, deri më datë 31 dhjetor nuk do të ketë gjoba për bizneset që do bëjnë deklarimet e tyre për herë të parë.
Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj ka shpjeguar se bizneset do informohen nga administrata tatimore se si bëhet deklarimi.



