
GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Laert Haxhiun, i cili u ekstradua disa ditë më parë nga Greqia. Gazetari Besmir Pula tha në studion e MCN Live se Haxhiu është shoqëruar me masa të rrepta sigurie.
Po ashtu gazetari bëri me dije se ditën e djeshme Haxhiu është shfaqur i nervozuar.

Është shoqëruar me masa të rrepta sigurie. Vazhdimisht fugona të RENEA-S dhe polici e shumtë për të bërë të mundur dhe ruajtjen fizike të tij. Përgjegjësia e policisë është e madhe kur ekstradohet nga një vend tjetër një personazh i botës së krimit mbi të cilin rëndojnë një sërë akuzash për vrasje.
Dje Haxhiu ishte paksa nervoz. Bezdisej nga fakti që po filmohej nga kolegët në Kakavi në momentin që hyri. Dhe sot gjatë paraqitjes së GJKKO që konfirmoi masën e arrestit me burg. Pritej të kishte një konfirmimit të masës.



