
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji nga studio e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me protestën e mbajtur një ditë më parë në inceneratorin e Tiranës nga Partia E lirisë. Ai tha se protesta e arriti qëllimin e vetë, ndërsa sa i takon një koordinimi të opozitës kjo sipas tij është një detyrë e dfrejtuesve. Më tej Salianji theksoi se opozita duhet të ishte në protesta për keqqeverisjen dhe zhvartjen që po i bëhet qytetarëve.
Çdo protestë do inkurajuar. Nga ana tjetër ishte protestë që bëhej në vendin e ngjarjes për të kthyer edhe njëherë tjetër vëmendjen e opinionit publik për gjithë abuzimet që bën qeveria. besoj se këtë qëllim e arriti. Unë nuk jam te organizatorët e protestës dhe nuk di as qëllimin e saj, por nga ana tjetër nuk besoj se këto protesta tregohen me masivitet, në të tilla protesta vlen më shumë simbolika se numrat. PD ka vetë problemet e brendshme, por koordinimi i gjithë opozitës duhet të jetë detyrë e koordinatorëve. Gjithsesi s’duhet harruar se çdo parti politike ka ngjyrimet e veta dhe diferencat ideologjike në mënyrën se si bën opozitë dhe padiskutim do ketë forma të ndryshme. Opozita duhet të ishte në protesta për shkak të keqqeverisjes dhe zhvatjes së qytetarëve me rritjen e çmimeve që godet qytetarët dhe bizneset drejtpërdrejtë. Opozita duhet të ishte katalizor dhe nxitje për qytetarët.
Më tej duke komentuar lidhur me lidershipin e opozitës, Salianji tha se lidershipi i një partie nuk zgjidhet nga protagonizmi dhe se partitë nuk janë prona.
Lider të opozitës nuk të bën protagonismi, por nga ana tjetër çdo protagonizëm do jetë vota. Partitë politike nuk janë prona, gjithsecili nga qytetarët janë të aftë vetë të zgjedhin se cili i përfaqëson më mirë. Nuk besoj se është betejë, kjo i shërben opozitarizmit, si ajo që po bën partia e lirisë duke protestuar po kthen vëmendjen nga vetja. Unë them se PD duhet të bëjë aksionin e vetë politik për tu rritur dhe kur të vijë koha duhet të kenë një bashkëpunim dhe koordinim të plotë të gjithë opozitarizmit, por asnjë partie tjetër s’mund ti imponohet PD për axendën e vetë.
I pyetur se çfarë pret Partia Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore, Salianji bëri të ditur se qëllimi është dalja me një kandidat të vetëm, ndërsa theksoi se një nga fajet më të mëdha të PD është djegia e mandateve.
Pa diskutim që qëllimi i opozitës është dalja me kandidat të përbashkët sepse fragmentarizmi i votës do jetë vështirësi për të pasur sukses. prandaj në PD duhet të flitet sepse në të kundërt krijohen llogore dhe nuk i jepet mundësi bashkimit. besoj se koha e mbetur duke pasur dhe nevojën për të qenë bashkë do të krijojë mekanizmat e duhur që e gjithë opozitë të dalë me kandidat të përbashkët. dhe nëse dikush do ishte pengesë për këtë do mbajë përgjegjësinë e vetë. Një nga gabimet e PD ka qenë mospjesëmarrja në zgjedhje, dhe djegia e mandateve. Ishte lëshimi pa kushte i bashkive një nga arsyet e humbjes së PD. Ajo që duhet zgjidhur mendoj se janë për zgjedhjet primare, që votuesi ta përcaktojë kandidatin më të mirë të opozitës në bashkitë e caktuara.



