Suedi, dy hajdutë vjedhin në mes të ditës kurorat mbretërore dhe ia mbathin

Suedi, dy hajdutë vjedhin në mes të ditës kurorat mbretërore dhe ia mbathin

Policia suedeze është mobilizuar në një operacion të koordinuar nga toka, ajri dhe uji, në ndjekje të dy personave të paidentifikuar, të cilët ia dolën të arratiseshin me një motor uji pasi vodhën kurora mbretërore dhe objekte të tjera me vlerë të shekullit XVII.

Me një plan që u ngjan skenareve të filmave hollivudianë, dy persona vodhën në mes të ditës nga një kishë kurorat që janë mbajtur dikur nga mbreti Karl dhe mbretëresha Kristina.

Policia tha në një njoftim se objektet e vjedhura kanë vlerë të paçmuar monetare dhe kombëtare.  Kurorat dhe objektet e tjera me vlerë ishin ekspozuar në kuti xhami në katedralen Strängnäs, në Stokholm.

Mbretëresha Kristina e ka sunduar Suedinë nga viti 1632 deri në vitin 1654, ndërsa mbreti Karl IX ka sunduar në vitet 1604-1611. Ata janë varrosur së bashku me kurorat, por këto të fundit u nxorën dhe u ekspozuan për besimtarët në kishë.

Dy hajdutët janë larguar me një motor uji, që sipas dyshimeve të policisë mund ta kenë braktisur më vonë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy