Bejko: Me mentalitete komuniste PD-ja s’e ka të gjatë, Berisha është burimi i konfliktit

Bejko: Me mentalitete komuniste PD-ja s’e ka të gjatë, Berisha është burimi i konfliktit

Roland Bejko, Sekretar për pushtetin vendor në PD ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në MCN Tv ku ka foluar për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Bejko përsëriti dhe një herë se rikthimi i Berishës në krye të PD do të jetë fundi për këtë parti dhe nëse kjo gjë ndodh PD s’do e sigurojë asnjëherë pushtetin.

Prej kohësh kam artikuluar disa mendime të miat, dhe koha më ka dhënë të drejtë. Për mua gjithçka ka qenë një déjà vu, që në momentin që Berisha u shpall non grata. Kam thënë se kthimi i Berishës në PD, do të jetë një katastrofë dhe do të jetë fundi i PD. Nëse rikthehet de juro si kryetar i PD-së them se do të jetë një parti jo pushteti, por opozitare, s’do të sigurojë asnjëherë pushtetin. PD më Berishën do të marrë peng opozitën dhe s’do të prodhojë alternativë qeverisëse.

Bejko tha se Berisha nuk mund të rikthehet si kryetar pasi nuk ka më një kartë morale si dhe mbart ne vete barrën e non-gratas nga SHBA-ja.

 Nuk ka rëndësi pozicioni im personal. Besimin e demokratëve të Gjirokastrës e kanë shpërdoruar dhe Berisha dhe Basha, sepse gjirokastritët kanë dashur që unë të isha deputeti i parë. Por nuk është vetëm Gjiroksastra, dhjetrave iudividëve i është ngrënë haku në PD. Nuk ka prespektivë PD-ja me Berishën kryetar. Berisha nuk ka më një kartë morale, si psh lufta kundër korrupsiont dhe ka dhe barrën non-grata nga SHBA. Ata kanë thënë se nëse Berisha do vihet në kryehet partia doi të jetë e izoluar. Psh, nuk mund të bëjjë reformën zgjedhore pasi SHBA nuk dalin garant mes opozitës dhe qeverisë. Opozita do futet në vetëizolim dhe do humbë sërish, edhe nëse unë jap votën time. PD s’do jetë parti pushteti dhe do humbasë mbështjen do bëhet si disa parti në Francë e Greqi.

Bejko tha se grupi i Berishës i trajton çështjet si t’u vijë për shtat.

Kur flas për izolim nisem nga deklaratat publike të SHBA. Duan s’duan Flamuri me shokë, Kim është pëpfaqësuesja zyrtare. Në PD ndodh që kur i vlen diçka e bërtasin me të madhe, kur vjen puna që DASH thotë ndonjë gjë për marshallin, kryetarin e tyre këta nuk e njohin dhe e quajnë qëndrim të lobimeve të ndryshme.

Ndërkohë i pyetur për një zbutje tonesh nga Berisha karshi ambasadorës Kim, Bejko tha se i është tërhequr vëmëndje.

Berishës i kanë thënë që problemin tuaj mos e ngatërroni me partinë. I është tërhequr vëmendje. Dalin të rinjtë i japin këshilla Berishës, i thonë mos e shaj ambasadoren. Momenti që Gjykata i jep të drejtë Berishës, ajo nuk është e kapur nga Rama. Me mentalitete komuniste PD-ja nuk e ka të gjatë. Berisha ka qëllim të kapë partinë me çdo kusht, për të realizuar tu vihej përballë amerikanëve. Në PD na ndajnë shumë gjëra, por edhe çështje botëkuptimi. Me një mentalitet punist si të  Berishës nuk mund të ecët, as me një parti konfliktuale. Shqiptarët presin një PD me një ofertë të pastër dhe të ndarë nga korrupsioni.  Berisha është burimi i konfliktit, nuk do të ketë parti të bashkuar dhe parti që do të kundërshtojë Ramën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy