Humbi bashkëshortin, estetistja ofron vetulla falas për vajzat dhe gratë e prekura nga kanceri

Humbi bashkëshortin, estetistja ofron vetulla falas për vajzat dhe gratë e prekura nga kanceri

Artistja e vetullave Era Rama ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale dhe jo vetëm, pasi ofron vetulla falas për gratë e prekura nga kanceri, të cilat kanë humbur flokët dhe qimet në trup, pasi iu janë nënshtruar kimioterapive.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Era rrëfeu se gjithçka e bën për të lehtësuar dhimbjen e çdo gruaje që vuan dhe se çdo gjë nisi, pasi pesë vite më parë humbi bashkëshortin nga sëmundja e rëndë.

Përveç shpirtit human kam kaluar një histori familjare, me bashkëshortin tim i cili luftoi me kancerin dhe e humbi jetën.

E kam parë transformimin e personit që doja. E shihte veten në pasqyrë dhe i dukej vetja ndryshe, por për mua ishte njëlloj.

Këto gra, i shikoj ashtu si kanë qenë aq të bukura, edhe pse iu mungojnë flokët dhe vetullat, jam e lidhur shpirtërisht me to.

Kam pasur shumë gra që kanë ardhur i kanë bërë vetullat dhe nuk kanë dashur të filmohen dhe unë i kam kuptuar. Iu kam thënë që mendo të luftosh përpara.

Të fundit kisha Anën, ishte një grua shumë e fortë e cila luftonte për herë të dytë, dhe sëmundja i ishte kthyer sërish.

Ka marrë rrugën nga Tirana dhe ka ardhur në Fier, se unë jetoj në Fier. I dëgjoj historitë e tyre dhe më duken të njëjta me ato që kam përjetuar.

Ne kemi një vajzë dhe ajo i ka përjetuar dhe më jep shumë forcë dhe mbështetje dhe më thotë mami bravo, dhe unë do e bëj si ty kur të rritem.

Kanë kaluar pesë vite që nga ndarja nga jeta e bashkëshortit, por asnjëherë nuk harrohet.

Nuk e kapëm në kohë sëmundjen, ishte diçka shumë e neglizhuar nga ana e bashkëshortit tim dhe kjo bëri që të mos kishte mundësi.

Sëmundjen e kishte në stomak. Ishte shumë vonë kur u diagnostikua. Nuk kishte dhimbje dhe simptoma.

Gjithçka ndodhi për një periudhë shumë të shkurtër gjashtë mujore, jo në spital po kurohet, por vajza kuptonte çdo gjë. V

ajza është forca ime më e madhe që kam në jetë, për të vazhduar. Se në një moment njeriu e lëshon jetën, por kur shikon fëmijën tënd që qan se nuk ka njeri tjetër në botë, aty gjen forcën dhe ngushëllimin.

Ka qenë shumë e vështirë, por jeta duhet të vazhdoj për të gjithë njerëzit përpara, aq më tepër kur ke fëmijë që duhet t’i rritësh dhe edukosh.

Jam kujdesur shumë dhe për vajzën dhe për veten time dhe kujdesi është më i madh tani.

Dhe te puna gjatë gjithë kohës, kur klientët ankohen për diçka, iu them shko tek doktori.

Unë kam 17 vite që merrem me estetikë dhe kam rreth 7 vite që merrem me vetulla, dhe çdo tetor unë vë një njoftim se kush ka nevojë për vetulla, pasi i ka humbur nga sëmundja, e kam specifikuar se në çdo periudhë të vitit që të vijnë dhe kanë nevojë për mua, unë do ua bëj.

Unë nuk jam e pasur, por nuk më kushton asgjë të shpenzoj 30-40 minuta të kohës sime dhe t’i bëj që të ndihen mirë, dhe unë kaloj një pjesë të traumës.

Mosha më e re që kam pasur, ka qenë 24 vjeçe, shumë e re, shumë e bukur, por fatkeqësisht e prekur. Duhet ta kapësh në kohë dhe të parandalosh një gjë shumë të madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy