Kreu i diplomacisë kineze Wang Yi u bëri thirrje këtë të hënë Shteteve të Bashkuara që të “menaxhojnë dallimet me Pekinin në mënyrë racionale”.
Kjo thirrje u bë gjatë një vizite të senatorëve amerikanë si pjesë e ngrohjes diplomatike mes dy fuqive.
"Shpresojmë se kjo vizitë do t'i ndihmojë Shtetet e Bashkuara të kuptojnë më mirë Kinën, t'i shohin marrëdhëniet Kinë-SHBA në mënyrë më objektive dhe të trajtojnë dallimet ekzistuese në mënyrë më racionale", tha Wang Yi në një takim me delegacionin e kryesuar nga demokrati Chuck Schumer, udhëheqës i shumicës në Senati i SHBA.



