Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka kontaktuar me autoritetet në Kroaci, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut, e cila ka vendosur të ekstradojë në Serbi Ismail ‘Ballist’ Morinën, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit me flamurin “Autochtonus” në stadiumin e Beogradit më nëntor të vitit 2015 gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije për “BalkanWeb” se ministri Demiraj është interesuar pranë shtetit kroat për një gjykim të drejtë të Ismail Morines. Gjithashtu mësohet se ministri Demiraj është në kontakt prej një muaji me autoritetet kroate, kohë kur Morina u ndalua nga policia e Kroacisë, pasi ndaj tij ka një urdhër ekstradimi nga Serbia.
Ndërkohë familjarët e Ballist Morinës pretendojnë se shteti s’ka berë asnjë përpjekje në lidhje me këtë ceshtje.



