Drafti i Ramës për Asociacionin, Ramabaja: Pjellë e prapaskenave të Francës për ndarjen e butë të Kosovës! Po paralajmërohet ripërkufizim i hartës gjeopolitike (VIDEO)

Drafti i Ramës për Asociacionin, Ramabaja: Pjellë e prapaskenave të Francës për ndarjen e butë të Kosovës! Po paralajmërohet ripërkufizim i hartës gjeopolitike (VIDEO)

Analisti dhe drejtori i Institutit për Gjeopolitikë në Kosovë, Sadri Ramabaja deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se drafti i propozuar ditën e sotme nga kryeministri Rama për Asociacionin në veri është pjellë e prapaskenave të diplomacisë franceze për ndarjen e butë të Kosovës.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Ramabaja tha se po paralajmërohet ripërkufizim i plotë i hartës gjeopolitike në Ballkan.

Ishte një befasi kur e dëgjova dhe ndoqa të gjithë fjalën e Ramës. Kjo iniciativë bëhet publike, se duket që ka qenë e kahershme dhe më lë përshtypje së është vazhdim i asaj tendencës së ripërkufizimit të kufijve të Kosovës, ndarjes së egër të Kosovës në 2018 dhe është zëvendësuar me idenë që bën të mundur  ndarjen e butë të veriut të Kosovës.

Kjo bombë e plasur sot në Tiranë vjen në momentin kur Serbinë e kemi në prag të revolucionit demokratik, qeveria është në rënie dhe zgjedhjet presidenti serb i ka paralajmëruar në vjeshtë, vjen në periudhë të përshtatshme për Serbinë.

Janë kambana alarmi që bien nga një person i papërgjegjshëm siç është Rama.

Ne si Institut kemi paralajmëruar rikthimin e  gjeopolitikës në Ballkan dhe përplasjen e interesave të Perëndimit me Rusinë dhe Kinën dhe superfuqi të mesme.

Drafti më duket si pjellë e prapaskenave të diplomacisë franceze, që kësaj radhe nuk vijnë përmes  drafteve që paralajmëronte Lubiana ose sulmeve që i bënte drejtpërdrejtë Franca në rrugë të tjera, por është në vazhdën përpjekjeve franceze për t’i kryer një shërbim Serbisë.

Shpërthimi në veriun e Kosovës varet nga Serbia, ata kanë iniciuar çdo gjë. Ngjarjet në veri janë pjesë e skenarit të Vuçiçit për krijimin e botës serbe. Sot në Mal të Zi janë mbyllur të gjithë shkollat pasi ka paralajmërime për hedhje bombave. Idea për krijimin e botës serbe nuk parashikon vetëm veriun e Kosovës por dhe Malin e Zi dhe Bosnjën.

Po paralajmërohet ripërkufizim i plotë i hartës gjeopolitike në Ballkan

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy