Suedia thërret ambasadorin irakian pas sulmit të mbrëmshëm në Bagdad

Suedia thërret ambasadorin irakian pas sulmit të mbrëmshëm në Bagdad

Suedia ka thirrur të ngarkuarin me punë të Irakut pas sulmit ndaj ambasadës në Bagdad, gjatë protestave për djegien e Kuranit. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Stokholmit, duke nënvizuar se dënon ashpër atë që ka ndodhur. “Sulmet ndaj ambasadës suedeze në Irak janë krejtësisht të papranueshme. Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër që ndodh. Iraku ka përgjegjësinë për të mbrojtur ambasadën suedeze në Bagdad. Qeveria do të thërrasë sot diplomatin më të lartë irakian në Suedi””, tha ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom. Protestuesit ishin mbledhur kundër djegies së dytë të planifikuar të Kuranit në Suedi në më pak se një muaj. Policia e Suedisë refuzoi disa aplikime në fillim të këtij viti për protesta të cilat pritej të përfshinin djegien e Kuranit, por gjykatat e vendit vendosën që protestat të lejohen të vazhdojnë, duke përmendur ligjet e fjalës së lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy