Poloni-Izrael, polemika mbi holokaustin (VIDEO)

Poloni-Izrael, polemika mbi holokaustin (VIDEO)

Në Poloni, janë mbajtur ceremoni të veçanta për të përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, 73 vjet pasi ushtria sovjetike çliroi kampin nazist te përqendrimit te Aushvic-Birkenau. Rreth 1.5 milionë njerëz, shumica prej tyre hebrenj, u vranë në kampin e përqendrimit nazist më famëkeq nga të gjithe, i cili u bë simbol i tmerreve të Holokaustit dhe Luftës së Dytë Botërore, të cilat shkatërruan Evropën. Ceremonia vjen disa ditë pasi Izraeli i bëri thirrje Varshavës të ndryshojë një projektligj lidhur me rolin e Polonisë në Holokaust.

Ligjvënësit polakë kanë propozuar një projektligji që ndalon përdorimin e deklaratave që akuzojnë Poloninë se ka përgjegjësi për krimet kundër njerëzimit të kryera nga Gjermania naziste në vendin e okupuar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kushdo që pretendon se Polonia ishte përgjegjëse për krimet naziste mund të dënohet me penalisht me  burg. Polonia thotë se ligji nuk synon të kufizojë lirinë për të hulumtuar ose për të diskutuar mbi Holokaustin, ose për të kufizuar lirinë e veprimtarisë artistike në lidhje me këtë çështje.

Ndërkaq kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka kritikuar projekt-ligjin e propozuar që do ta ndalonte emërtimin e kampeve të shfarosjes, si polake. Ai e quajti ligjin e propozuar "të pabazë" dhe urdhëroi ambasadorin e vendit të tij në Poloni të takohej me krerët polakë për të shprehur kundërshtimin e tij të fortë. Polonia ka kundërshtuar vazhdimisht përdorimin e frazave si “kampet polake të vdekjes”, të cilat sugjerojnë se shteti polak në një farë mënyre ndan përgjegjësinë për kampet si ai Auschëitz.

Polonia u sulmua dhe u pushtua nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Miliona qytetarë të saj u vranë, duke përfshirë tre milionë hebrenj polakë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy