Kryeministri indian Narendra Modi ka njoftuar për një paketë ekonomike 270 miliardë dollarë për të përballuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit.
India është në ditën e 50-të të izolimit. Ajo ka mbi 70 000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 2 200 vdekje për shkak të tij.
Qeveria indiane ka planifikuar që të heqë masat kufizuese në datën 18 maj, por Modi nuk dha ndonjë detaj, përveçse theksoi se do të hartohen rregulla të reja për fazën në vijim.



