Grupimi për PD-në, Foltorja e Zotit Berisha dhe së fundmi Iniciativa Demorkatike e Fatbardh Kadillit janë tre nismat që pasqyrojnë situatën kritike të Partisë Demokratike te drejtuar nga Lulzim Basha, pas humbjes së zgjedhjeve tre herë radhazi dhe përjashtimit të ish-liderit të tyre nga grupi parlamentar.
Por edhe pse në dukje dy iniciativa të ndryshme, Edvin Kulluri anëtar i Grupit për PD-në pranon për MCN mundësinë e një bashkëpunimi politik mes Sali Berishës dhe këtij grupimi.
Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij, nuk nguron t’i cilësojë si fraksion të PD-së, ndërsa shpreh bindjen se ish-lideri Berisha do të ketë gjithë mbështjetjen e nevojshme të demorkatëve për të ndryshuar statutin dhe për të shkarkuar Bashën.
Por jo të gjithë anëtarët e Grupimit për PD-në janë pozicionuar pro Berishës. Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani ka mbështetur nismën më të re “Iniciativa demokratike”.



