Policia hedh poshtë zërat se është gjetur trupi i policit të dytë të zhdukur

Policia hedh poshtë zërat se është gjetur trupi i policit të dytë të zhdukur

Policia e Kosovës, ka mohuar lajmin se është gjetur trupi tjetër i policit, Armend Trena.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë për Telegrafin se nuk është gjetur trupi i policit të dytë.

“Jemi në vendin e ngjarjes, nuk kemi asgjë konkrete, por po vazhdojnë kërkimet”, ka thënë shkurt Gashi.

Ndërsa, sot më herët është raportuar në disa medie për gjetjen e trupit të Armend Trenës.

Në ndërkohë sot në fshatin Stagovë të Kaçanikut i është dhënë lamtumira e fundit policit Malsor Dashi, trupi i të cilit u gjet dje në lumin Lepenc pas katër ditësh kërkime.

Policët Malsor Dashi dhe Armend Trena u zhdukën pas aksidentit të së shtunës mbrëma në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy