Greqia ndalon zyrtarët dhe diplomatët të marrin pjesë në ngjarjet e organizuara nga Tajvani

Greqia ndalon zyrtarët dhe diplomatët të marrin pjesë në ngjarjet e organizuara nga Tajvani

Qeveria e Greqisë u ka kërkuar zyrtarëve publikë në vend dhe jashtë vendit që të braktisin ngjarjet e organizuara nga Tajvani, nga frika e reagimit nga Kina.  

Kështu shkruan gazeta Nikkei, e cila ka siguruar një kopje të një emaili të qarkulluar disa ditë përpara një pritjeje të organizuar në Athinë muajin e kaluar, me rastin e festës kombëtare të Tajvanit.

Në qarkore, Ministria e Jashtme greke u kërkon diplomatëve dhe zyrtarëve civilë që të shmangin ngjarjet, një nismë “e paprecedentë”, sipas një burimi marrës të letrës të cituar nga gazeta.

Emaili, i datës 4 tetor, paralajmëron se ngjarjet e organizuara nga Tajvani dhe ata që marrin pjesë në to mund të jenë subjekt i sanksioneve nga Kina, e cila e konsideron ishullin me 24 milionë banorë, provincën e saj të shkëputur.

Qarkorja, e etiketuar “urgjente” dhe e nënshkruar nga zëvendësministrja e jashtme greke, Alexandra Papadopoulou, i pengon gjithashtu zyrtarët grekë që të marrin pjesë në takime me përfaqësuesit tajvanezë në zyrat qeveritare ose zyrat e përfaqësuesve, ambasadat de facto të ishullit jashtë vendit.

“Pjesëmarrja e ministrave, anëtarëve të parlamentit dhe zyrtarëve civilë në pritjet apo ngjarjet e Zyrës së Përfaqësimit (Tajvanezëve në Athinë) duhet të shmanget”, thuhet në email.

Pjesëmarrje të tilla, paralajmëron letra, do të perceptohen si një njohje indirekte e pavarësisë së Tajvanit dhe mund të shkaktojnë probleme serioze për marrëdhëniet midis Greqisë dhe Kinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy