OKB: Më shumë se 50 mijë ukrainas janë larguar në 48 orë

OKB: Më shumë se 50 mijë ukrainas janë larguar në 48 orë

Më shumë se 50.000 refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi në më pak se 48 orë, sipas Komisionerit të Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi.

Ai detajoi se shumica e tyre kanë shkuar në Poloni dhe Moldavi, për t’i shpëtuar luftës.

“Më shumë se 50.000 refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre në më pak se 48 orë – shumica në Poloni dhe Moldavi dhe shumë të tjerë po lëvizin drejt kufijve të saj. Falenderim i përzemërt për qeveritë dhe njerëzit e vendeve që i mbajnë kufijtë e tyre të hapur dhe mirëpresin refugjatët”, shkroi Grandi në Twitter.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët vlerësoi të enjten se dhjetëra mijëra qytetarë do të zhvendosen pasi Rusia pushton Ukrainën. Agjencia po rrit operacionet dhe kapacitetin në Ukrainë dhe vendet fqinje ndërsa njerëzit kanë filluar të largohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy