Ismaili: E padrejtë që Lugina e Preshevës të prezantohet si diasporë në Samitin e Diasporës (VIDEO)

Ismaili: E padrejtë që Lugina e Preshevës të prezantohet si diasporë në Samitin e Diasporës (VIDEO)

Përfaqësues të Luginës së Preshevës po marrin pjesë në Samitin e IV të Diasporës në Tiranë, duke e fokusuar praninë e tyre në sfidat politike dhe kërkesën për më shumë mbështetje institucionale nga Shqipëria dhe Kosova, më shumë sesa si pjesë e diasporës klasike.

 

Gazetari nga Presheva, Jeton Ismaili, në një analizë për “MCN Live”, vlerëson se është e padrejtë që Lugina e Preshevës të prezantohet në Samitin e Diasporës si diasporë, pasi sipas tij ajo është pjesë e një tërësie territoriale shqiptare.

 

Ndonëse samiti është një nismë e rëndësishme që zhvillohet në Tiranë, përfshirja e Luginës në konceptin e diasporës krijon keqkuptime, duke e paraqitur atë si diasporë, ndërkohë që përfaqësuesit e saj janë pjesë e një hapësire autoktone shqiptare.

Lugina e Preshevës është pjesë e një tërësie gjeografike shqiptare që shtrihet nga Saranda deri në Bujanoc, e ndarë padrejtësisht në shekullin e kaluar.

Përfaqësues të Luginës që jetojnë në diasporë bashkëpunojnë me komunitete shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke krijuar mundësi të reja lidhjesh dhe bashkëpunimi.

 

Sipas tij, këto çështje nuk duhet të mbeten vetëm në kuadër ceremonish apo samitesh, por të trajtohen përmes një strategjie të qartë institucionale.

 

Duhet një strategji e veçantë nga Ministria e Jashtme dhe institucionet përkatëse, me objektiva të matshëm dhe jo vetëm deklarativë. 

Kwrkohet nevoja për një plan të qartë veprimi dhe për përkrahje konkrete nga shteti amë, në mënyrë që të mos mbetet gjithçka vetëm në nivel deklaratash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy