Ana Llazo mësuese e ftuar në MCN Informacion duke komentuar mbi dhunën mes adoleshentëve u shpreh se të rinjtë e sotëm janë bërë më të dhunshëm dhe të papërgjegjshëm dhe duhet një ndërhyrje nga të gjitha strukturat.
Ajo tha se me rëndësi mbetet dhe futja e kurrikulave sociale në shkolla pasi kjo do shërbente për një ndryshim për mirë te shoqëria.
Sipas saj, sa i përket rregullores së shkollës të gjitha e kanë një rregullore të hartuar dhe një plan afatmesëm dhe afatgjatë që zbatohet.

Në fakt problemi është kompleks në tërësi dhe vjen nga një sërë faktorësh që janë ato sociale, psikologjike, shoqërore dhe kulturore. Të rinjtë, adoleshentët kanë ndryshuar ndaj dhunës dhe mënyrës së reagimit në shoqëri, janë bërë më të dhunshëm dhe të papërgjegjshëm, por mendoj se duhet një ndërhyrje e të gjitha strukturave qoftë e familjes, shkollave, institucioneve, shteti dhe duhet të hyjë dhe forca e ligjit.
Në momentin që përdorin armë duhet të njihen me forcën e ligjit. Ky fenomen ka ndodhur dhe në vende tjera, është fenomen global, por ne na intereson ajo që ndodh në vendin tonë dhe për mua rolin kryesor e ka familja dhe ministria, me rëndësi është dhe futja e kurrikulave sociale.
Një futje dhe një rishikim i këtyre kurrikulave do shërbente për një ndryshim në shoqëri. Sa i përket rregullores së shkollës të gjitha e kanë një rregullore të hartuar dhe kanë një plan afatmesëm dhe afatgjatë dhe nuk besoj se ajo rregullore nuk zbatohet.



