Hahn: Ballkani Perëndimor i përket Europës

Hahn: Ballkani Perëndimor i përket Europës

Ballkani Perëndimor i përket Europës dhe përpjekjet e vendeve të atij rajoni do të njihen”. Kështu shprehet komisioneri Johannes Hahn në një intervistë për “Croatian Express”.  

Hahn, i cili aktualisht mban detyrën e Komisionerit për Buxhetin dhe Administratën, thotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një proces i bazuar në meritë dhe si i tillë, është në interesin e vërtetë të BE-së.

"Është fjala për eksportimin e stabilitetit, në vend të importimit të paqëndrueshmërisë", thekson ish-komisioneri për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit.

Ai u bëri thirrje "miqve nga Ballkani" që të vazhdojnë me reformat në rrugën evropiane dhe se këto përpjekje do të njihen. Hahn kujton se muajin e kaluar, BE vendosi të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, megjithë krizën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ai shtoi se duke riprogramuar burimet financiare dhe masat shtesë, të tilla si heqjen e ndalimit të eksportit të pajisjeve mjekësore, BE ka treguar qartë se Ballkani Perëndimor i përket BE-së.

Duke folur për pandeminë e koronavirusit, Hahn tha se ishte një pandemi me përmasa të paprecedenta, por që nuk duhet të shërbejë si justifikim për qeveritë të abuzojnë me situatën dhe të vendosin masa disproporcionale.

"Ideja e përdorimit të pajisjeve mobile si një mjet për të kontrolluar përhapjen e viruseve mund të jetë një mjet shumë i dobishëm. Në BE, ne jemi të vetëdijshëm për invazionin mbi privatësinë. Kjo është arsyeja pse ne kujdesemi për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave dhe përdorimin e të dhënave vetëm për të gjurmuar njerëzit që ishin potencialisht në kontakt të ngushtë me bartësin e virusit", tha Hahn.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy