Tesla do të tërheqë më shumë se 1.1 milionë makina në Kinë për shkak të rreziqeve të mundshme të sigurisë, tha të premten rregullatori kryesor i tregut të vendit.
Duke filluar nga 29 maji, kompania amerikane do të tërheqë 1.104.622 automjete që janë prodhuar midis 12 janarit 2019 dhe 24 prillit 2023, tha në një deklaratë Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut (SAMR), duke cituar një plan të paraqitur nga Tesla pranë rregullatorit
Modelet që do të tërhiqen përfshijnë Model S, Model X, Model 3 të importuar dhe Model 3 dhe Model 6 të prodhuar në Kinë.
Automjetet kanë probleme që mund të rrisin probabilitetin e drejtuesve që gabimisht të shkelin pedalin e gazit, gjë që mund të rrisë rrezikun e përplasjes dhe të përbëjë një rrezik sigurie, thuhet në deklaratë.
Kompania planifikon të bëjë rregullime ose të shtojë veçori njoftimi në automjetet e tërhequra për të zvogëluar rrezikun.
Në muajin mars, Tesla tërhoqi më shumë se 2600 makina Model S të importuara në Kinë, sipas SAMR. Kapaku i këtyre automjeteve mund të hapet papritur gjatë vozitjes, duke paraqitur rreziqe sigurie për automjetin dhe makinat e tjera.



