Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 75 raste të reja me koronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 2.073.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 416 mostra, prej të cilave 75 kanë rezultuar pozitive.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Mamushë dhe Pejë”, ka njoftuar IKSHPK.



