Shteti i Kalifornis ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi një 71-vjeçar ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin e vdekjeve në SHBA në 11 persona.
71-vjeçari vdiq në një spital afër Sacramentos, ai ishte shfaqur me probleme shëndetësore, pas një udhëtimi me anije.
Besohet se viktima u infektua brenda një kroçiere e cila bëri një udhëtim nga San Francisko në Meksikë muajin e kaluar.
Shtëpia e Bardhë bëri thirrje të mërkurën për të rritur shkallën e testimit në popullatë në të gjithë vendin.
Në SHBA, deri tani, 150 pacientë janë raportuar me COVID-19 në 16 shtete.
Autoritetet në të gjithë botën kanë konfirmuar më shumë se 92 mijë raste të prekura nga koronavirusi, nga të cilat më shumë se 80 mijë janë në Kinë.
Më shumë se 3 mijë njerëz kanë ndërruar jetë në të gjithë botën si pasojë e virusit, shumica prej tyre në Kinë.
Mësohet se 10 nga 11 vdekjet në SHBA u regjistruan në Uashington, por epidemia është përhapur në Teksas dhe Nebraska.
Ndërkohë, Uashington dhe Florida, gjatë fundjavës, shpallen gjendjen e jashtëzakoshme me qëllim për të ndihmuar në ndaljen e koronavirusit në SHBA./BBC/ TVT.al/



